NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 211-a

"Sekuestrimi në zyrat e shërbimeve informative (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur lind nevoja e sekuestrimit të dokumenteve, akteve ose sendeve të tjera në zyrat e shërbimeve informative, veprimtaria e të cilave lidhet me sigurinë kombëtare, në arsyetimin e vendimit të sekuestrimit, gjykata tregon në mënyrë të detajuar dokumentet, aktet ose sendet objekt sekuestrimi. 2. Gjykata autorizon prokurorin për shqyrtimin e dokumenteve, akteve dhe sendeve që duhet të sekuestrohen, i cili merr vetëm ato që janë të domosdoshme për qëllimet e hetimit. 3. Kur ka arsye të bazuara për të besuar se dokumentet, aktet ose sendet nuk janë vënë në dispozicion ose janë të paplota, gjykata informon organin kompetent, i cili disponon dhënien e dokumenteve, akteve apo sendeve të tjera, ose konfirmon mungesën e tyre. 4. Kur lind nevoja të merret origjinali ose kopja e një dokumenti, akti ose sendi të krijuar nga një shërbim informativ i huaj, i dhënë me kushtin e mospërhapjes së tij, shqyrtimi dhe dorëzimi pezullohen. Në këtë rast, njoftohet menjëherë organi kompetent, me qëllim komunikimin me autoritetin e huaj për të vendosur lidhur me ruajtjen e mëtejshme të sekretit. Brenda 60 ditëve, organi kompetent autorizon dhënien e dokumentit, aktit ose sendit ose konfirmon nevojën e ruajtjes së sekretit shtetëror. 5. Kur organi kompetent nuk shprehet brenda afatit të parashikuar në paragrafin 4, të këtij neni, gjykata urdhëron marrjen e dokumentit, aktit ose sendit objekt i sekuestrimit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →