Neni 201-b
"Asgjësimi i kampionëve biologjikë (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kampionët biologjikë ruhen për aq kohë sa i shërbejnë qëllimeve të procedimit. Asgjësimi i tyre bëhet në përputhje me rregullat e këtij Kodi. 2. Në rastet kur i pandehuri deklarohet i pafajshëm me vendim të formës së prerë, gjykata urdhëron asgjësimin e kampionëve biologjikë të marra prej tij. 3. Brenda 60 ditëve nga vendimi i pafajësisë, prokurori, viktima ose përfaqësuesi ligjor i viktimës mund t’i kërkojë gjykatës që të urdhërojë ruajtjen e kampionëve biologjikë të marra nga persona të tjerë, të ndryshëm nga i pandehuri, nëse kampionët duhet të përdoren në një procedim penal tjetër. Në të kundërt gjykata urdhëron asgjësimin. 4. Kur i pandehuri deklarohet fajtor, kampionët biologjikë të marra prej tij ruhen për 20 vjet nga dita që vendimi merr formë të prerë. 5. Gjykata mund të urdhërojë ruajtjen e kampionëve deri në 40 vjet kur i pandehuri është deklaruar fajtor për një vepër për të cilën në Kodin Penal parashikohet një dënim me burgim jo më pak se 10 vjet në maksimum. 6. Profilet e ADN-së të kampionëve që janë marrë në vendin e ngjarjes dhe që nuk i atribuohen një personi të caktuar mbahen deri në plotësimin e afateve të parashkrimit të ndjekjes penale. 7. Në rast se marrja e kampionëve kryhet në kundërshtim me dispozitat e këtij Kodi, organi procedues urdhëron shkatërrimin e tyre. 8. Mënyra e ruajtjes së kampionëve, procedura dhe organi kompetent për asgjësimin e tyre, parashikohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike dhe ministrit përgjegjës për shëndetësinë. SEKSIONI II KONTROLLET"