Neni 193
"Marrja e procesverbaleve të procedimeve të tjera (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Lejohet marrja e procesverbaleve të marrjes së provës të procedimeve të tjera penale që kanë të bëjnë me sigurimin e provës ose me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor. 2. Lejohet marrja e procesverbalit të provës në një gjykim civil të përfunduar me vendim të formës së prerë. 3. Në rastet e parashikuara në paragrafët 1 dhe 2, procesverbalet e deklarimeve mund të përdoren kundër të pandehurit vetëm nëse mbrojtësi i tij ka qenë i pranishëm në marrjen e tyre. 4. Lejohet marrja e akteve të veprimeve që nuk mund të përsëriten, përfshirë edhe deklarimet e të pandehurit, kur provohet pamundësia objektive e marrjes, e pa parashikueshme në kohën e kryerjes së veprimit. 5. Përveç rasteve të parashikuara në paragrafët e mësipërm, procesverbalet e provës mund të përdoren në shqyrtimin gjyqësor vetëm kur i pandehuri jep pëlqimin. Në rast të kundërt, ato mund të përdoren për bërjen e kundërshtimeve të parashikuara nga nenet 362 dhe 365 të këtij Kodi. 6. Palët kanë të drejtë të kërkojnë pyetjen e personave, deklarimet e të cilëve janë marrë sipas parashikimeve të këtij neni. 7. Vendimet e formës së prerë mund të merren për qëllime të provës lidhur me ekzistencën e faktit, duke u vlerësuar në unitet me provat e tjera."