Neni 192
"Dokumentet mbi personalitetin 1. Lejohet marrja e vërtetimeve për gjendjen gjyqësore dhe e vendimeve gjyqësore të formës së prerë për të gjykuar mbi personalitetin e të pandehurit dhe të viktimës, kur fakti për të cilin procedohet duhet të vlerësohet në lidhje me sjelljen ose cilësitë morale të tyre. 2. Këto dokumente mund të merren edhe për vlerësimin e besueshmërisë së një dëshmitari."