Kodi i Procedurës Penale
Neni 190
"Disponimi për provat materiale 1. Në vendimin përfundimtar ose në atë të pushimit të çështjes, gjykata ose prokurori caktojnë se çfarë duhet bërë me provat materiale duke urdhëruar: a) sendet që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për kryerjen e veprës penale dhe sendet që përbëjnë përfitimin e nxjerrë nga ajo ose shpërblimin e dhënë a të premtuar për kryerjen e saj, merren dhe i kalojnë shtetit, përveç rastit kur këto sende janë të personave që nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale; b) sendet, mbajtja ose qarkullimi i të cilave është i ndaluar, u dorëzohen enteve përkatëse ose zhduken; c) sendet që nuk kanë asnjë vlerë zhduken; ç) sendet e tjera u kthehen personave që u takojnë dhe, kur ka konflikt për pronësinë e tyre, ruhen gjersa ai të zgjidhet nga gjykata. 2. Provat materiale mund t’u kthehen personave që u përkasin edhe para mbarimit të procedimit, kur nuk dëmtohet zgjidhja e çështjes. SEKSIONI VIII DOKUMENTET"
auto_awesome PYET ANALISTIN AI