"Ruajtja e provave materiale 1. Provat materiale, që për shkak të natyrës së tyre mund të prishen, në qoftë se nuk mund t’u kthehen personave që u përkasin, u dorëzohen për t’i përdorur enteve të caktuara, të cilët detyrohen t’i kthejnë të njëllojta ose të japin vlerën e tyre."