Neni 176
"Kushtet e eksperimentit 1. Eksperimenti lejohet kur është e nevojshme të vërtetohet nëse një fakt ka ndodhur ose mund të ketë ndodhur në një mënyrë të caktuar. 2. Eksperimenti është riprodhimi, për aq sa është e mundur, i gjendjes në të cilën fakti ka ndodhur ose çmohet se ka ndodhur duke përsëritur mënyrat e zhvillimit të vetë faktit."