Neni 175
"Njohja nga disa persona ose e disa personave (Shtuar referenca në pikën 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur disa persona thirren për të bërë njohjen e të njëjtit person ose të të njëjtit objekt, organi procedues kryen veprime veç e veç duke ndaluar çdo komunikim ndërmjet atij që ka kryer njohjen dhe atyre që duhet ta bëjnë atë më pas. 2. Kur një person duhet të bëjë njohjen e disa personave ose të disa objekteve, organi procedues urdhëron, që personi ose objekti që duhet njohur të futen ndërmjet personave ose objekteve të ndryshme. 3. Zbatohen dispozitat e neneve 171, 172, 172/a dhe 173. SEKSIONI V EKSPERIMENTI"