NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 172

"Zhvillimi i njohjes 1. Pasi largon atë që duhet të bëjë njohjen, organi procedues siguron praninë e të paktën dy personave sa më të ngjashëm me atë që duhet të njihet. E fton këtë të fundit të zgjedhë vendin e tij në raport me të tjerët duke u kujdesur që të paraqitet, sa të jetë e mundur, në të njëjtat kushte në të cilat do të kishte qenë parë nga personi i thirrur për njohje. Pasi paraqitet personi që do të bëjë njohjen gjykata e pyet nëse njeh ndonjërin nga ata që i paraqiten për njohje dhe, në rast se po, e fton të tregojë se cilin njeh dhe ta saktësojë nëse është i sigurt. 2. Kur ka arsye të mendohet se personi i thirrur për të bërë njohjen mund të frikësohet ose të ketë ndikime të tjera nga prania e personit që duhet njohur, organi procedues urdhëron që veprimi të kryhet pa e parë ky i fundit të parin. 3. Në procesverbal shënohen, me pasojë pavlefshmërie, mënyra e zhvillimit të njohjes. Organi procedues mund të urdhërojë që zhvillimi i njohjes të dokumentohet edhe me fotografime ose filmime."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →