Neni 158
"Përjashtimet nga detyrimi për të dëshmu ar (Ndryshuar pika “a” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; shtuar pika 1/1 dhe fjalë në shkronjën “c” të pikës 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Nuk janë të detyruar të dëshmojnë: a) gjinia ose krushqia e afërt e të pandehurit, sipas përcaktimeve të nenit 16, me përjashtim të rasteve kur kanë bërë kallëzim ose ankim ose kur ata apo një i afërm i tyre janë të dëmtuar nga vepra penale; b) bashkëshorti për faktet e mësuara nga i pandehuri gjatë jetës bashkëshortore; c) bashkëshorti i ndarë nga i pandehuri për faktet e mësuara nga i pandehuri gjatë jetës bashkëshortore; ç) ai që edhe pse nuk është bashkëshort i të pandehurit, bashkëjeton ose ka bashkëjetuar me të; d) ai që është i lidhur me të pandehurin me marrëdhënie birësimi. 1/1. Përjashtimi nga detyrimi për të dëshmuar nuk zbatohet kur personat e përmendur në paragrafin 1, të këtij neni, kanë bërë kallëzim ose ankim ose kur ata ose një anëtar i familjes së tyre është viktimë e veprës penale. 2. Gjykata u bën të njohur personave të mësipërm të drejtën për të mos dëshmuar dhe i pyet ata nëse duan të përfitojnë nga kjo e drejtë. Mosrespektimi i këtij rregulli e bën të pavlefshme dëshminë."