Neni 133
"Njoftimet e veçanta dhe me mjete të tjera teknike (Ndryshuar titulli, pikat 2 dhe 4, shtuar pika 5 dhe shfuqizuar pika 3, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata në raste të ngutshme mund të urdhërojë që personat e kërkuar nga palët, përveç të pandehurit, të lajmërohen me telefon nga sekretaria e gjykatës ose nga policia gjyqësore. Në origjinalin e lajmërimit shënohet numri i telefonit të kërkuar, emri dhe detyra që kryen personi që merr njoftimin, marrëdhëniet e tij me atë që njoftohet,data dhe ora e telefonatës. 2. Njoftimi me telefon ka vlerë nga çasti kur është bërë, me kusht që të dokumentohet marrja e tij. 3. Shfuqizuar. 4. Gjykata, kur e çmon të përshtatshme, përveç të pandehurit, mund të disponojë njoftimin e personit, me mjete të tjera teknike që garantojnë njoftimin, me kusht që të dokumentohet marrja e tij. 5. Njoftimi i dëshmitarit me identitet të fshehur, dëshmitarit të mbrojtur dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë bëhet nëpërmjet dorëzimit të kopjes së aktit prokurorit."