Neni 132
"Organet dhe format e njoftimeve 1. Njoftimet e akteve bëhen nga ftuesi gjyqësor ose nëpërmjet shërbimit postar. 2. Gjyqtari, kur e çmon të nevojshme, mund të urdhërojë që njoftimet të bëhen nga policia gjyqësore. 3. Kur kopja e aktit i dorëzohet të interesuarit nga ana e sekretarisë së gjykatës, ajo ka vlerën e njoftimit. Në këtë rast sekretari i gjykatës bën shënim në aktin origjinal për dorëzimin dhe për datën. 4. Njoftimet që u bëhen nga gjykata të interesuarve në praninë e tyre shënohen në procesverbal."