Neni 129
"Pavlefshmëria relative (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Pavlefshmëritë e ndryshme nga ato të parashikuara nga neni 128 mund të deklarohen mbi kërkesën e palëve. 2. Kur pala është e pranishme, pavlefshmëria e një akti duhet të kundërshtohet përpara se ai të bëhet ose, kur kjo nuk është e mundur, menjëherë pasi është bërë. 3. Pavlefshmëria lidhur me aktet e hetimeve paraprake dhe me ato të kryera për sigurimin e provës duhet të kundërshtohet në seancën paraprake ose në seancë gjyqësore përpara se të fillojë shqyrtimi gjyqësor, sipas nenit 355 të këtij Kodi. 4. Pavlefshmëria e vërtetuar në gjykim mund të kundërshtohet bashkë me ankimin kundër vendimit përfundimtar. 5. Afatet për të ngritur ose për të kundërshtuar pavlefshmërinë nuk mund të zgjaten."