Neni 112
"Format e disponimit të gjykatës (Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002; ndryshuar pika 5, pika 6 numërohet pika 7 dhe shtuar pika 6, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata disponon me vendim dhe me urdhër. 2. Vendimi jepet në emër të Republikës. 3. Vendimi dhe urdhri arsyetohen, ndryshe janë të pavlefshëm. 4. Vendimi merret në dhomën e këshillimit, pa praninë e sekretarit dhe të palëve. 5. Kur një anëtar i trupit gjykues voton kundër vendimit të ndërmjetëm, ai arsyeton me shkrim mendimin e tij, i cili i bashkëlidhet procesverbalit të seancës. 6. Kur një anëtar i trupit gjykues voton kundër vendimit përfundimtar, ai arsyeton me shkrim mendimin e tij dhe akti qëndron në dosjen gjyqësore. 7. Urdhrat merren pa u respektuar formalitete të veçanta dhe kur nuk parashikohet ndryshe, jepen edhe me gojë."