NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 111

"Deklaratat dhe kërkesat e personave të izoluar 1. I pandehuri i izoluar me masë sigurimi ka të drejtë të paraqesë ankesa, kërkesa dhe deklarata nëpërmjet drejtorit të institucionit, i cili lëshon dokument për marrjen në dorëzim të tyre. Ato regjistrohen në një libër të veçantë, i komunikohen menjëherë organit kompetent dhe kanë efekt njëlloj sikur të ishin pranuar drejtpërdrejt nga ai organ. 2. I pandehuri që është në gjendje arresti në shtëpi ose që mbahet në ruajtje në një vend kurimi, ka të drejtë të paraqesë ankesa, kërkesa dhe deklarata tek oficeri i policisë gjyqësore, i cili vërteton marrjen në dorëzim të tyre dhe kujdeset për dërgimin menjëherë tek autoriteti kompetent. 3. Po këto rregulla zbatohen edhe për kallëzimet, ankesat, kërkesat dhe deklaratat që paraqiten nga palët private ose nga viktima. SEKSIONI II AKTET E GJYKATËS"

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →