NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 78

"Punonjësi i gjykatës (Ndryshuar titulli, ndryshuar fjalë në paragrafin e parë dhe shtuar paragrafi i dytë dhe i tretë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Punonjësi i gjykatës merr pjesë në seancë gjyqësore dhe merr masa për zbatimin e urdhrave, ndjek procedurën e njoftimit të akteve dhe kryen detyra të tjera që lidhen me procesin gjyqësor. Punonjësi i gjykatës është përgjegjës për kryerjen e rregullt të njoftimeve. Ai merr masa për realizimin e kërkimeve të nevojshme në lidhje me adresën e personit që i drejtohet njoftimi, në regjistrat publikë, në organet e administratës shtetërore, në familje dhe tek të afërmit, në vendqëndrimin ose vendbanimin e fundit të personit që i drejtohet njoftimi, ose nëpërmjet burimeve të tjera të mundshme. Kërkesat e punonjësit të gjykatës janë të detyrueshme për subjektet, të cilave u drejtohen. Këta të fundit duhet të kthejnë përgjigje brenda afateve të caktuara në kërkesë. Për këto veprime, punonjësi i gjykatës harton një raport, të cilin ia paraqet gjykatës."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →