NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 77

"Detyrat e sekretarit gjyqësor (Ndryshuar fjalë në paragrafin e tretë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001; ndryshuar paragrafi i tretë dhe shtuar paragrafi i katërt me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013) Sekretari gjyqësor dokumenton për të gjitha efektet, në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji, veprimtari të mirëfillta të gjykatës, të palëve e pjesëmarrësve të tjerë në proces. Sekretari merr pjesë në të gjitha veprimet e gjykatës për të cilat duhet të mbahet procesverbal. Sekretari regjistron çështjet, formon fashikujt gjyqësorë, duke futur atje dokumente ose kopje të tyre të vërtetuara sipas ligjit dhe shënon menjëherë datën e depozitimit, i ruan ato, përpilon komunikimet dhe njoftimet e parashikuara nga ligji ose nga gjykata dhe detyra të tjera që lidhen me procesin gjyqësor. Sekretari lëshon, kundrejt pagesës, kopje të akteve të përpiluara, të regjistrimeve të mbajtura me mjete të regjistrimit audio ose audiovizive, transkripte të plota ose të pjesshme të këtyre të fundit, si dhe ekstrakte autentike të akteve të përpiluara me shtypshkrim apo dorëshkrim."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →