Neni 75
"Kompetenca për shqyrtimin e kërkesës (Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001; shfuqizuar fjalia e parë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.11 datë 5.4.2013; nr. 122/2013, datë 18.4.2013; ndryshuar fjalë në paragrafin e parë, shtuar paragrafi i pestë dhe i gjashtë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017; ndryshuar paragrafi i dytë dhe i tretë me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve shqyrtohet në dhomë këshillimi nga një gjyqtar tjetër i së njëjtës gjykatë. Ndaj vendimit për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për përjashtim lejohet ankim së bashku me vendimin përfundimtar. Për kërkesën e përjashtimit të gjyqtarit të gjykatës së apelit vendos një gjyqtar tjetër i kësaj gjykate, i ndryshëm nga gjyqtarët e trupit gjykues të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet. Vendimi është i formës së prerë. Për kërkesën e përjashtimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë vendos një gjyqtar tjetër i kësaj gjykate, i ndryshëm nga gjyqtarët e kolegjit të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet. Vendimi është i formës së prerë. Nuk pranohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve të caktuar për të vendosur mbi përjashtimin. Gjyqtari për të cilin kërkohet përjashtimi ka të drejtë të paraqesë qëndrimin e tij me shkrim në lidhje me këtë kërkesë. Në këto raste gjykimi nuk pezullohet, por gjyqtari nuk mund të japë ose të marrë pjesë në dhënien e vendimit, derisa të jepet vendimi që e deklaron të papranueshme ose që e rrëzon kërkesën e përjashtimit."