NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 74

"Procedura për përjashtimin e gjyqtarit (Shfuqizuar paragrafi i pestë dhe i gjashtë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001) Në rastet kur është e detyrueshme heqja dorë e gjyqtarit, secila nga palët mund të kërkojë përjashtimin e tij. Kërkesa e nënshkruar nga pala përkatëse ose nga përfaqësuesi i saj, duhet të depozitohet në sekretarinë e gjykatës kur është bërë i ditur emri i gjyqtarit apo gjyqtarëve që shqyrtojnë çështjen dhe në rastin e kundërt menjëherë pas shpalljes së gjyqtarit apo gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen. Paraqitja e mëvonshme e kërkesës lejohet vetëm kur pala ka marrë dijeni më vonë për shkakun e përjashtimit ose kur gjatë ushtrimit të funksioneve, gjyqtari ka shfaqur mendim të njëanshëm e në mënyrë të papërshtatshme mbi faktet dhe rrethanat objekt gjykimi, por sidoqoftë jo më vonë se tri ditë nga marrja dijeni. Kërkesa duhet të përmbajë shkaqet e përjashtimit, dokumentet e provat e tjera që disponohen."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →