search KËRKO
Kodi i Procedurës Civile

Neni 604

"Përgjegjësia penale e debitorit dhe e personit të tretë Kur debitori ose personi i tretë, të cilit i është hequr posedimi i sendit të paluajtshëm, vihet përsëri me çdo mënyrë të paligjshme në posedimin e këtij sendi, përmbaruesi gjyqësor, me kërkesën e kreditorit, i heq atij përsëri posedimin e sendit. Në këto raste, debitori ose personi i tretë kanë përgjegjësi, sipas dispozitave të Kodit Penal."
auto_awesome PYET ANALISTIN AI