search KËRKO
Kodi i Procedurës Civile

Neni 603

"Vënia në posedim e sendit të ndodhur te personi i tretë Kur përmbaruesi gjyqësor konstaton se sendi i paluajtshëm ndodhet në posedim të një personi të tretë, i cili ka fituar për vete posedimin e sendit, pas fillimit të çështjes për të cilën është dhënë vendimi që ekzekutohet, e vë kreditorin në posedim të sendit, duke treguar në vendim se si ka konstatuar kohën në të cilën personi i tretë ka fituar posedimin."
auto_awesome PYET ANALISTIN AI