NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 601

"Vënia në posedim e sendit të luajtshëm Kur sendi i luajtshëm, për të cilin është dhënë vendim, nuk është dorëzuar vullnetarisht nga debitori, brenda afatit të caktuar në lajmërimin e përmbaruesit gjyqësor, merret në mënyrë të detyrueshme prej tij dhe i dorëzohet kreditorit. Kur sendi nuk ndodhet pranë debitorit ose është prishur, ose pranë tij ndodhet vetëm një pjesë, merret nga debitori vlefta e sendit ose e pjesës që mungon. Kur në urdhrin e ekzekutimit nuk tregohet vlefta e sendit, kjo caktohet nga gjykata e vendit të ekzekutimit, pasi të dëgjohen palët dhe, në rast nevoje, të pyeten edhe dëshmitarë dhe ekspertë. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →