NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 601-a

"(Shtuar me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008) Sendet e luajtshme, që ndodhen brenda sendit të paluajtshëm, të vënë në posedim, sipas nenit 602 të këtij Kodi, duhet të zhvendosen në përgjegjësinë e përmbaruesit dhe t ’i dorëzohen debitorit ose familjarëve të tij menjëherë. Në rast se debitori ose familjarët e tij nuk janë të pranishëm gjatë lirimit, përmbaruesi mund t’i magazinojë pasuritë e luajtshme në: a) mjedisin e liruar, në marrëveshje me kreditorin, për një periudhë kohe prej 2 muajsh; b) në mjediset, që disponon shërbimi përmbarimor, për ruajtjen e sendeve, për një periudhë kohe prej 2 muajsh; c) në një vend neutral, ku sendet e luajtshme mund të ruhen në mënyrë të sigurt, për një periudhe kohe prej 2 muajsh; ç) në rezervat e shtetit, sipas rregullave në fuqi për ruajtjen e sendeve. Për magazinimin e sendeve, sipas shkronjave “b” dhe “c” të këtij neni, shpenzimet paguhen nga debitori në çastin e marrjes në dorëzim të sendeve. Nëse brenda 2 muajve nga lirimi, debitori nuk i kërkon sendet e tij të luajtshme, sipas shkronjave të mësipërme, apo nuk paguan të gjitha shpenzimet e lirimit dhe të magazinimit, sipas shkronjave “b” dhe “c” të këtij neni, sendet e luajtshme, të sekuestrueshme, do të shiten nga përmbarues i gjyqësor, sipas dispozitave të pjesës IV të kreut II të këtij Kodi. Përmbaruesi, pasi zbret nga shuma e përfituar nga shitja me ankand të gjitha shpenzimet për lirimin dhe magazinimin e sendeve të debitorit, derdh pjesën që mbetet në një llogari bankare, në emër të debitorit. Sendet e pasekuestrueshme i kthehen debitorit, pavarësisht vendit se ku ruhen, pa i kërkuar atij që të paguajë shpenzimet. Sendet e luajtshme, të ndodhura brenda sendit të paluajtshëm, që nuk mund të shiten dhe nuk kërkohen nga debitori, asgjësohen apo i kalojnë institucioneve shtetërore ose enteve publike shtetërore kalim kapital."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →