NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 598

"Sanksionet dhe ankimi ndaj tyre Kur përmbaruesi ka bazë të dyshojë se banka pa vend nuk e ekzekuton detyrimin tërësisht ose pjesërisht, shkel afatet e ekzekutimit, ose nuk respekton radhën e preferimit, përmbaruesi ka të drejtë të verifikojë në vend dokumentacionin bankar në prani të punonjësit të ngarkuar nga organi drejtues i bankës, duke mbajtur procesverbalin përkatës. Kur konstatohen shkelje apo parregullsi përmbaruesi fikson në procesverbal veprime dhe afate të detyrueshme për bankën. Për shkeljet dhe parregullsitë përmbaruesi ka të drejtë të zbatojë masat e parashikuara në nenin 588 të këtij Kodi, sipas rastit, ndaj punonjësit bankar fajtor ose ndaj organit drejtues të saj, që ka urdhëruar veprime të parregullta."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →