"Respektimi i radhës së preferimit (Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001) Kur shuma e llogarive, depozitave ose kredive nuk është e mjaftueshme për të shlyer detyrimet e paraqitura për ekzekutim, përmbaruesi gjyqësor respekton radhën e preferimit që përcaktohet në nenin 605 të Kodit Civil."