NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 589

"Ekzekutimi ndaj detyrimeve të shtetit (Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001 dhe ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008) Ekzekutimi i detyrimeve në të holla ndaj institucioneve buxhetore bëhet vetëm në llogarinë e tyre përkatëse bankare, në kredi që ata kanë te të tretët dhe kur nuk ka të tilla në llogari të thesarit. Nuk lejohet ekzekutimi i detyrueshëm mbi pasurinë e luajtshme e të paluajtshme të institucionit buxhetor. Kur institucioni buxhetor nuk ka gjendje në llogarinë bankare, as kredi te të tretët dhe as në thesar, i kërkohet organit epror financiar përkatës të caktojë fondin e nevojshëm e kapitullin e buxhetit të subjektit nga do të shlyhet detyrimi ose financim të veçantë nga Buxheti i Shtetit. Kur detyrimi i shteti është në metale të çmuara, ekzekutimi bëhet me pëlqimin paraprak të Ministrit të Financave. Këshilli i Ministrave nxjerr udhëzim për mënyrën e ekzekutimit të detyrimeve monetare të institucioneve buxhetore në llogari të thesarit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →