NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 588

"Përgjegjësia për moszbatimin e urdhrit të përmbaruesit (Ndryshuar fjalë në paragrafin e parë dhe shtuar një paragraf pas paragrafit të parë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001) Kur personi kompetent, në qendrën e punës në të cilën punon debitori, nuk bën ndalesat nga paga e debitorit, sipas lajmërimit të përmbaruesit gjyqësor ose nuk lajmëron përmbaruesin gjyqësor për kalimin e debitorit në një punë tjetër ose për pushimin e tij nga puna, dënohen nga përmbaruesi gjyqësor me gjobë deri në 30 000 lekë. Kundër vendimit të përmbaruesit mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 5 ditëve nga komunikimi i tij. Personi i dënuar ka të drejtë të kërkojë shkarkimin e tij nga dënimi, sipas rregullave të caktuara në nenin 169 të këtij Kodi."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →