Neni 57
"(Ndryshuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur dy ose më shumë padi janë duke u gjykuar në procese të ndryshme dhe lidhen midis tyre për nga objekti ose shkaku, mund të bashkohen në një gjykim të vetëm. 2. Vendimin për bashkimin e çështjeve e merr gjykata në të cilën çështja është regjistruar më parë në kohë. 3. Bashkimi i çështjeve mundet të bëhet me kërkesë të palëve ose kryesisht, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore nga gjykata që merr vendimin. 4. Në rastin kur bashkohen padi, të cilat gjykohen sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar me padi që gjykohen sipas rregullave të zakonshme, për gjykimin e çështjes zbatohen rregullat e zakonshme. 5. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin kur kompetenca lëndore në çështjet në gjykim është e ndryshme."