Neni 56
"(Shtuar fjalë në shkronjën “b” me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001) Gjykata që është kompetente në shqyrtimin e mosmarrëveshjes, me kërkesën e palëve mund të vendosë dërgimin e çështjes në një gjykatë tjetër që është edhe kjo kompetente vetëm kur: a) në gjykatën tjetër mosmarrëveshja mund të zgjidhet më shpejt dhe më lehtë sesa në gjykatën e zgjedhur nga paditësi; b) shihet me vend kërkesa e të paditurit, të cilit nuk i dihej vendbanimi ose vendqëndrimi, për gjykimin e mosmarrëveshjes në gjykatën e vendit ku ai ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tanishëm."