NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 560

"Vënia e sekuestros (Shtuar një fjali në paragrafin e dytë dhe hequr fjalë në fjalinë e fundit me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008) Ekzekutimi i vendimit të gjykatës apo të titujve të tjerë ekzekutivë mbi sendet e paluajtshme të debitorit bëhet me vendosjen e sekuestros mbi to. Sekuestroja vihet me regjistrimin e saj në zyrën e regjistrit të pasurive të paluajtshme të aktit të përmbaruesit gjyqësor, në të cilin shënohet lloji, natyra dhe të paktën tre kufij të sendit të paluajtshëm, vendi i ndodhjes së tij, si dhe hipotekat dhe të drejtat reale që mund të jenë vënë mbi të. Akti i përmbaruesit gjyqësor regjistrohet nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme brenda 10 ditëve nga data e paraqitjes së tij. Një kopje e aktit të përmbaruesit gjyqësor i komunikohet debitorit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →