Neni 559
"Kalimi i pronësisë së sendit të shitur Blerësi i sendit të shitur në dyqanin e shitjes me shitje të lirë ose në ankand bëhet pronar i tij edhe sikur sendi të mos ishte në pronësi të debitorit. Kundër shitjes nuk mund të bëhet ankim dhe as të kundërshtohet vlefshmëria e saj, përveç rastit të parashikuar nga paragrafi i tretë i nenit 556 të këtij Kodi."