NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 515

"Vënia në ekzekutim (Ndryshuar me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008; ndryshuar fjalë në shkronjën “c” me ligjin nr. 114/2016, datë 3.11.2016) Urdhri i ekzekutimit vihet në ekzekutim nga shërbimi përmbarimor gjyqësor, shtetëror ose privat, me anë të përmbaruesit gjyqësor, në bazë të kërkesës së kreditorit. Kreditori, përveç kërkesës për ekzekutim, duhet të paraqesë: a) titullin ekzekutiv (origjinal ose i noterizuar); b) urdhrin e ekzekutimit (origjinal); c) pagesën e tarifës sipas paragrafit të parë të nenit 525 të këtij Kodi; ç) sipas rastit, prokurën e personit, që përfaqëson palën kreditore. Kur nuk plotësohen në rregull dokumentet e mësipërme për vënien në ekzekutim të urdhrit të ekzekutimit, përmbaruesi i lë kërkuesit një afat 5-ditor për plotësimin e mangësive. Kur kërkuesi nuk plotëson këto mangësi brenda afatit të caktuar, dokumentacioni i kthehet atij. Kur mangësitë janë shmangur në afatin e caktuar, kërkesa për vënien në ekzekutim quhet e regjistruar nga data që është paraqitur pranë përmbaruesit gjyqësor. Vënia në ekzekutim e urdhrit të ekzekutimit bëhet brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës së kreditorit. Vendimi i gjykatës për masën e sigurimit të padisë dhe gjobat e gjykatës vihen në ekzekutim brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes për ekzekutim. Tarifa për vënien në ekzekutim të urdhrit ekzekutiv nuk parapaguhet në raste të parashikuara me ligj apo akte të tjera normative."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →