Neni 514
"Lëshimi i dublikatës së urdhrit të ekzekutimit Kur urdhri i ekzekutimit humbet ose zhduket, gjykata që e ka lëshuar, me kërkesë të kreditorit, mund t’i lëshojë këtij dublikatë në bazë të titullit ekzekutiv. Kërkesa shqyrtohet në këshill gjyqësor pasi debitorit t’i jetë dorëzuar një kopje e saj. Kur humbet ose zhduket vetë titulli ekzekutiv dhe nuk ka mundësi që përmbajtja e tij të nxirret nga aktet e organeve që kanë lëshuar titullin ekzekutiv, kreditori mund të ngrejë padi kundër debitorit, sipas rregullave të përgjithshme."