Neni 511
"Urdhri i ekzekutimit (Shtuar paragraf me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001; ndryshuar fjalia e dytë e paragrafit të parë dhe ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008; ndryshuar me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013; shtuar paragraf me ligjin nr. 114/2016, datë 3.11.2016; ndryshuar paragrafi i parë dhe dytë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhrit të ekzekutimit, i cili: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 30, datë 2.11.2022, në pikën 1 dhe 2 të tij shprehet: 1. Të deklarojë se zbatimi i nenit 511, paragrafi i pestë, shkronja “d”, të Kodit të Procedurës Civile, në shprehjen “ që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare ”, nuk është në përputhje me Kushtetutën në rastet e akteve për dhënie kredie bankare konsumatore. 2. Të detyrojë Kuvendin e Shqipërisë të plotësojë ligjin sipas arsyetimit të këtij vendimi brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e vendimit. a) për rastet e parashikuara nga shkronja “a” dhe “b”, të nenit 510, të këtij Kodi, lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin në dispozitivin e vendimit; b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të huaj, që u është dhënë fuqi në zbatimin të dispozitave të këtij Kodi, urdhri i ekzekutimit lëshohet nga gjykata që bën njohjen e vendimit, në dispozitivin e vendimit. Nuk lëshohet urdhër ekzekutimi për vendimin e sigurimit të padisë dhe për gjobat e dhëna nga gjykata, vendimet për marrjen e detyrueshme të provës, vendimin në pjesën që urdhëron shpenzimet gjyqësore, si dhe vendimet civile të gjykatës, të dhëna për ekzekutim të përkohshëm, të cilat ekzekutohen drejtpërdrejt nga shërbimi përmbarimor, pas njoftimit të vendimit. Shqyrtimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit zhvillohet nga gjyqtari pa praninë e palëve. Gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit, bazuar mbi dokumentet e depozituara nga kërkuesi. Urdhri i ekzekutimit përmban: a) gjenealitetet e debitorit dhe kreditorit; b) origjinën e detyrimit; c) detyrimin konkret që buron nga titulli ekzekutiv deri në momentin e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit; d) kur titulli ekzekutiv, për të cilin lëshohet urdhri i ekzekutimit, është akt për dhënie kredie bankare ose detyrime monetare, Gjykata duhet të parashikojë kamatat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare."