Neni 510
"Titujt ekzekutivë (Ndryshuar shkronja “d” me ligjin nr. 8431, datë 14.12.1998, ndryshuar shkronja “d” me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001; shtuar fjalë në shkronjë “d” me ligjin nr. 9953, datë 14.7.2008 dhe shkronja “a” me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008) Ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv. Janë tituj ekzekutivë: a) vendimet civile të formës së prerë të gjykatës, që përmban një detyrim, vendimet e dhëna prej saj për sigurimin e padisë, si dhe për ekzekutimin e përkohshëm; b) vendimet penale të formës së prerë në pjesën që bëjnë fjalë për të drejta pasurore; c)vendimet e gjykatave e të arbitrazheve të shteteve të huaja që u është dhënë fuqi sipas dispozitave përkatëse të këtij Kodi; ç) vendimet e një gjykate arbitrazhi në Republikën e Shqipërisë; d) aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredive bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare; dh) kambialet, çeqet e letrat me urdhër që barazohen me ato; e) aktet e tjera që sipas ligjeve të veçanta quhen tituj ekzekutivë dhe ngarkohet zyra e përmbarimit për ekzekutimin e tyre."