Neni 479
"Pezullimi i ekzekutimit të vendimit (Ndryshuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata e Lartë, pasi është paraqitur rekursi, me kërkesë të palës, mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit të vendimit kur: a) ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit do të sillte pasoja të rënda e të pariparueshme; dhe/ose b) pala që ka bërë rekursin depoziton garanci materiale që siguron ekzekutimin e vendimit. 2. Kërkesa për pezullim parashtrohet në rekurs ose më vete. Gjykata e Lartë merr masat e nevojshme që kërkesa t’i njoftohet palës tjetër dhe k ërkesa të gjykohet sa më shpejt. Pala ka të drejtë të parashtrojë me shkrim brenda tre ditëve, nga e nesërmja e marrjes dijeni mbi kërkesën për pezullim, argumentet e saj dhe kërkimet. 3. Shqyrtimi i kërkesës bëhet në dhomë këshillimi. 4. Në kushtet kur rrethanat e çështjes e diktojnë dhe ekziston rreziku se e drejta e rekursuesit do të bëhet e pamundur për t’u realizuar, me vendim të arsyetuar, mund të procedohet me shqyrtimin e kërkesës pa u njoftuar më parë palët. 5. Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi kërke sën për pezullim duhet t’u njoftohet palëve. 6. Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi kërkesën për pezullim mund të revokohet ose ndryshohet me kërkesë të palës. Për shqyrtimin e kërkesës për ndryshimin ose revokimin e masës së pezullimit njoftohen palët. Brenda 3 ditëve pala tjetër ka të drejtë të paraqesë me shkrim parashtrimet. Kërkesat shqyrtohen në dhomë këshillimi. 7. Në çdo rast Gjykata e Lartë arsyeton vendimin e saj."