"Paraqitja e dokumenteve të tjera Nuk pranohet depozitimi i akteve dhe dokumenteve që nuk janë paraqitur në shkallën e mëparshme të gjykimit, përveç atyre që kanë të bëjnë me vendimin e ankimuar dhe pranimin e rekursit ose të kundërrekursit. Depozitimi i dokumenteve si më sipër duhet t’i njoftohet palëve të tjera."