NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 465

"Kufijtë e shqyrtimit të çështjes në apel (Ndryshuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata e apelit shqyrton çështjen brenda kufijve të ankimit. 2. Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë. 3. Me kërkesë të palëve ose kryesisht, gjykata e apelit riçel pjesërisht ose tërësisht hetimin gjyqësor. 4. Në gjykimin në apel nuk mund të paraqiten kërkime të reja, të shtohen apo të ndryshohen elementët e padisë, me përjashtim të kërkimit për shpenzimet e gjykimit në apel. 5. Gjykata e apelit mund të pranojë për shqyrtim fakte dhe prova të reja, nëse: a) pala e interesuar provon se, pa fajin e saj, gjatë shqyrtimit të çështjes para gjykatës së shkallës së parë nuk ishte në gjendje të paraqiste këto fakte dhe/ose prova të reja; b) pala e interesuar i ka kërkuar, por gjykata e shkallës së parë, në kundërshtim me ligjin, nuk i ka marrë këto fakte dhe/ose prova, të cilat kanë rëndësi për çështjen; c) pala e interesuar provon se nuk mund të ishte në dijeni të fakteve dhe/ose provave të reja gjatë gjykimit në shkallën e parë. 6. Kjo dispozitë nuk zbatohet për marrjen e pohimit gjyqësor ose jashtëgjyqësor."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →