Neni 465-a
"Gjykimi në apel në dhomë këshillimi (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017; ndryshuar fjalë në pikën 2 dhe ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) 1. Në rastet kur në Kod parashikohet gjykimi në apel në dhomë këshillimi, gjykimi bëhet mbi bazë aktesh dhe/ose dokumentesh. 2. Relatori përgatit relacionin e përmbledhur dhe cakton datën dhe orën për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi, duke urdhëruar njoftimin e palëve, sipas nenit 460, të këtij Kodi, për përbërjen e trupit gjykues, datën, orën dhe vendin e shqyrtimit të çështjes. Palët kanë të drejtë që deri 5 ditë para seancës së shqyrtimit të çështjes, në dhomë këshillimi, të paraqesin parashtrime me shkrim lidhur me shkaqet e ngritura në ankim dhe kundërankim. 3. Gjykata në dhomë këshillimi vendos kalimin e çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve në rast se çmon se debati gjyqësor është i nevojshëm: a) për të vlerësuar nëse duhen marrë apo pranuar fakte ose prova të reja, sipas nenit 465 të këtij Kodi; ose b) kur vë në diskutim çështje të faktit ose të ligjit, për të cilat palët nuk kanë paraqitur më parë mendimin e tyre. 4. Për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi mbahet procesverbal nga sekretari gjyqësor."