NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 46

"Paditë që rrjedhin nga trashëgimi, paditë për pavlefshmërinë e testamentit dhe ato për pjesëtimin e trashëgimit ngrihen në gjykatën e vendit ku trashëgimlënësi ka pasur banimin e tij të fundit dhe, kur ky nuk dihet, në gjykatën e vendit ku ndodhet e gjithë pasuria ose pjesa më e madhe e saj. Kur trashëgimlënësi është shtetas shqiptar dhe në kohën e vdekjes së tij nuk e ka pasur banimin në Republikën e Shqipërisë, paditë e parashikuara në paragrafin e parë mund të ngrihen në gjykatën e vendit ku trashëgimlënësi ka pasur banimin e fundit në Republikën e Shqipërisë ose në gjykatën e vendit ku ndodhet pjesa më e madhe e pasurisë së tij. Kur trashëgimlënësi nuk ka pasur në Republikën e Shqipërisë as banim të fundit, as pasuri, paditë si më sipër ngrihen në gjykatën e kryeqytetit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →