Neni 45
"Paditë për të drejta reale mbi sende të paluajtshme, për pjesëtimin e sendeve të përbashkëta dhe për posedimin ngrihen në gjykatën e vendit ku ndodhen sendet ose pjesa më e madhe e tyre. Paditë, që rrjedhin nga kallëzimi i një punimi të ri dhe i një dëmi të mundshëm, ngrihen në gjykatën e vendit ku ka ndodhur fakti për të cilin është ngritur padia."