NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 399-5

"Paraqitja e kërkesës për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Kërkesa depozitohet në sekretarinë e gjykatës që është në vonesë, ose gjykatës kompetente për ekzekutimin. Kërkesa duhet të përmbajë: a) palët ndërgjyqëse, organin që pretendohet se ka kryer shkeljen, objektin e mosmarrëveshjes ose të ekzekutimit; b) paraqitjen e përmbledhur të fakteve të çështjes; c) shkaqet për të cilat kërkohet konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimi i procedurave; ç) masat që kërkohen të merren. 2. Bashkë me kërkesën duhet të depozitohen edhe: a) aktet me të cilat provohet tejkalimi i afatit të arsyeshëm; b) procesverbale dhe vendime të ndërmjetme; c) aktet e praktikës përmbarimore, sipas rastit; ç) prokura, nëse kërkesa është bërë nga avokati ose nga përfaqësuesi i ankuesit. 3. Depozitimi dhe shqyrtimi i kërkesës, sipas këtij neni, nuk pezullon gjykimin e çështjes në themel, ose procedurat përmbarimore."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →