NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 35

"(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin 8601 datë 10.4.2000; ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001; zëvendësuar fjalë në shkonjat a dhe b me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008; shfuqizuar shkronja “b” me ligjin nr. 49/2012, datë 30.5. 2012; ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013; ndryshuar paragrafi i dytë shkronja “a”, paragrafi i katërt dhe i pestë, me lig jin nr. 38/2017, datë 30.3.2017; ndryshuar fjalia e dytë në paragrafin e katërt, shtuar fjalia pas fjalisë së parë në paragrafin e fundit me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) Gjykata e shkallës së parë gjykon me trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar ose tre gjyqtarë. Me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë gjykohen këto çështje: a) Paditë me vlerë më shumë se 50 milionë lekë. b) Shfuqizuar. c) Paditë për shpalljen e zhdukjes ose të vdekjes së personit. ç) Paditë për heqjen ose kufizimin e zotësisë për të vepruar të personave. Çështjet e tjera gjykohen nga një gjyqtar i vetëm. Gjykata e apelit shqyrton çështjen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Gjykata e apelit shqyrton me një gjyqtar të vetëm ankimet kundër vendimeve për paditë me vlerë deri në njëzetfishin e pagës minimale në shkallë vendi, që rrjedhin nga marrëdhënie kontraktore, ankimin e veçantë kundër vendimit të refuzimit të kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, ankimet e veçanta kundër vendimit të gjykatës që ka shqyrtuar kundërshtimin e veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, si dhe rastet e tjera të parashikuara në këtë Kod. Gjykata e Lartë gjykon në kolegj me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë. Për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë gjykon në kolegj me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë. Gjykata e Lartë gjykon në kolegje të bashkuara me pjesëmarrjen e të gjithë gjyqtarëve, çështjet e parashikuara shprehimisht në dispozita të tjera të këtij Kodi."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →