Neni 34
"Abuzimi me të drejtat në proces (Ndryshuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata, në çdo shkallë të gjykimit, kur konstaton se palët ose përfaqësuesit e tyre me vetëdije paraqesin padi, ankime, kërkesa ose pretendime abuzive, ose të përsëritura dhe me keqdashje, ose kur kërkojnë qëllimisht të zvarrisin gjykimin, ose kur konstatohet se palët ose përfaqësuesit e tyre kanë fshehur ose shtrembëruar me keqbesim ose faj të rëndë, fakte dhe rrethana të rëndësishme që lidhen me çështjen, urdhëron me vendimin që jepet në përfundim të gjykimit, përveç kur në këtë Kod parashikohet ndryshe, gjobitjen e përgjegjësit në shumën nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim sipas rregullave për vendimet përfundimtare ose jopërfundimtare, në varësi të llojit të vendimit që i jep fund gjykimit përkatës. 2. Nëse rezulton se pala që ka humbur gjyqin ka vepruar ose është mbrojtur në gjykim me keqbesim ose faj të rëndë, gjykata, me kërkesë të palës tjetër, e ngarkon atë përveçse me pagimin e shpenzimeve gjyqësore, edhe me shpërblimin e dëmit përkatës. Kërkesa për shpërblimin e dëmit paraqitet me shkrim nga pala e interesuar gjatë gjykimit në shkallë të parë, derisa nuk është deklaruar i mbyllur hetimi gjyqësor dhe i nënshtrohet ankimit dhe ekzekutimit sipas rregullave të përgjithshme. TITULLI III GJYKATA, JURIDIKSIONI DHE KOMPETENCAT"