NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 343

"Mbajtësi aktual i letrës me vlerë të sipërpërmendur, brenda afatit të parashikuar në nenin e mësipërm, duhet t’i njoftojë gjykatës kundërshtimin e tij për zhvleftësimin e saj, të përcaktojë provat e nevojshme për të vërtetuar se e ka fituar me të drejtë atë dhe të dorëzojë letrën me vlerë në gjykatë ose në një bankë, në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit Civil mbi depozitat bankare e kasetat e sigurimit, derisa të zgjidhet mosmarrëveshja. Në rastin e parashikuar nga paragrafi i parë i këtij neni, gjykata pezullon gjykimin dhe njofton personin që ka kërkuar zhvleftësimin e letrës me vlerë, për të ngritur padi për njohjen e së drejtës së tij mbi letrën e sipërme, brenda afatit prej një muaji. Në rast se brenda këtij afati nuk ngrihet një padi e tillë, gjykata vendos pushimin e gjykimit dhe shfuqizon vendimin e saj të dhënë sipas shkronjës “c” të nenit 342 të këtij Kodi."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →