NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 342

"Procedura e gjykimit Gjykata, kur sheh se janë plotësuar kërkesat e nenit 340 të këtij Kodi, jep një mendim në këshill, i cili, ndër të tjera, duhet të përmbajë: a) identitetin e kërkuesit; b) llojin e letrës me vlerë të përmendur në nenin 337 të këtij Kodi dhe elementet e nevojshme për identifikimin e saj; c) urdhrin që i drejtohet paguesit për të mos i paguar prurësit letrën me vlerë; ç) një njoftim drejtuar mbajtësit të mundshëm të letrës me vlerë, për të parashtruar të drejtat e tij brenda 30 ditëve nga dita e dhënies së vendimit, duke paralajmëruar se në rast të kundërt ajo do të zhvleftësohet. Vendimi shpallet në gjykatë në vendin e caktuar për këtë qëllim dhe botohet në Fletoren Zyrtare, si dhe të paktën në një gazetë kombëtare. Kopja e këtij vendimi i dërgohet edhe paguesit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →