NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 236

"Rregullat për dëgjimin e dëshmitarëve Dëshmitarët dëgjohen nga gjykata në debatin gjyqësor. Në raste të veçanta ose për shkak sëmundjeje apo për shkak të punës së veçantë që bën dëshmitari, rrethana këto që e bëjnë të pamundur paraqitjen e tij në gjykim, gjykata mund të vendosë që pyetja e tij të bëhet jashtë qendrës së gjykatës nga një anëtar i trupit gjykues. Në këto raste pyetja e dëshmitarit bëhet përpara seancës gjyqësore të radhës dhe dëshmia e marrë lexohet në seancën gjyqësore. Pyetja e dëshmitarit bëhet kurdoherë në prani të palëve apo përfaqësuesve të tyre, të cilët njoftohen rregullisht. Dëshmia e Presidentit të Republikës merret në selinë ku ai ushtron funksionin e Kryetarit të Shtetit. Kur duhet të merret dëshmia e Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ose Kryetarit të Gjykatës së Lartë, këta mund të kërkojnë të pyeten në selinë ku ushtrojnë detyrën e tyre. Gjykata vlerëson thëniet e dëshmitarëve në harmoni ndërmjet tyre dhe me provat e tjera të marra gjatë shqyrtimit të çështjes."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →