Neni 235
"Ndalimi i pyetjes si dëshmitar Nuk mund të pyeten si dëshmitarë: - përfaqësuesit e palëve në çështje, për rrethana për të cilat kanë marrë dijeni nga të përfaqësuarit e tyre për shkak të detyrës së tyre si përfaqësues; - personat që për shkak të metash fizike ose psikike nuk janë të aftë të kuptojnë drejt faktet që kanë rëndësi për çështjen dhe të bëjnë dëshmi të rregullt; - bashkëshortët ende të pandarë, fëmijët, prindërit, gjyshërit, ose kushërinj, në vijë të drejtë ose të tërthortë deri në shkallë të dytë, përveç kur çështja ka lidhje me probleme personale e familjare, si dhe të miturit nën katërmbëdhjetë vjeç, përveç kur thëniet e tyre janë të domosdoshme për zgjidhjen e çështjes. Këta persona vendosin vetë nëse do të dëshmojnë dhe nuk mund të dënohen për refuzimin për të bërë dëshmi."