Neni 193
"(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Gjykata, kur çmon se procesi gjyqësor duhet të zhvillohet në prani të një personi të tretë, i cili rezulton se ka interes në çështje, e thërret atë derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore, sipas nenit 158/c të këtij Kodi. Sekretari njofton atë me letërthirrje."