NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 192

"Thirrja e personit të tretë (Ndryshuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Secila palë mund të thërresë në gjykimin e çështjes një person me të cilin mendon se e ka të përbashkët çështjen ose nga i cili mund të kërkohet një garanci ose shpërblim, që lidhet me përfundimin e çështjes. Personi i tretë thirret me kërkesë të shkruar që paraqitet në seancën përgatitore ose në sekretarinë gjyqësore kur ka filluar shqyrtimi i padisë. Kërkesa i njoftohet menjëherë gjyqtarit i cili urdhëron që t’i njoftohet personit të tretë, mundësisht pa shtyrë seancën gjyqësore të caktuar. Thirrja e personit të tretë mund të kryhet derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore, sipas nenit 158/c të këtij Kodi."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →